Si të dhurojmë gjak
Gjak mund të dhurojnë gjithë gratë e burrat e moshës midis 18-65 vjec.
Për të mbrojtur shëndetin e marrësit të gjakut është e rëndësishme që dhuruesi të gëzojë shëndet të plotë dhe të mos ketë sjellje në risk. Të gjithë dhuruesit duhet të kalojnë testin e historisë së sëmundjeve përpara dhurimit.
Gjak mund të dhurohet në cdo bankë gjaku spitalore ose në QKTGJ. Shërbimi I mbledhjes së gjakut 24 orë ofrohet në bankat e gjakut QSUT dhe SUT ndërkohë që në gjithë bankat e tjera të gjakut dhe në QKTGJ gjaku dhurohet në orarin 800-1600.
Përpara dhurimit mjeku kryen vizitën mjekësore të kandidatit për dhurues si edhe heton historinë e sëmundjeve të tij përmes pyetjeve mbi shëndetin e përgjithshëm dhe stilin e jetesës. Këtë mjeku e bën përmes një pyetësori standard për seleksionimin e dhuruesve të gjakut.
Në se nga ky takim paraprak mjeku konstaton se gjendja shëndetësore e dhuruesit nuk është optimale bën një përjashtim të përkohshëm nga dhurimi të kandidatit për dhurues dhe e fton atë të dhurojë gjak në një moment tjetër. Dhuruesit të përjashtuar I parashtrohen të gjitha motivet e përjashtimit apo shtyrjes së dhurimit.