Historiku i Transfuzionit
Kanë kaluar dy shekuj që kur mjeku anglez James Blundell kreu me sukses transfuzionin e parë të gjakut nga krahu në krah.
Dhuruesi dhe pacienti të cilët ishin burrë e grua qëndruan gjithë kohën e transfuzionit pranë njëri tjetrit deri në përfundimin e procedurës.
Sot është bërë e mundur që gjaku të mblidhet në një qese me një përdorim brenda së cilës ndodhet solucioni që pengon koagulimin e gjakut, duke krijuar në këtë mënyrë mundësinë për krijimin e stokut të gjakut të përdorshëm në rast nevoje.
Janë të shumta sëmundjet kur transfuzioni I gjakut është vërtet një mjekim jetëshpëtues.
- Në aksidente dhe ndërhyrje kirurgjikale
- Në raste të sëmundjeve kronike të gjakut sikurse janë anemitë e lindura si (talasemia, drepanocitoza).
- Për të kaluar gjendje shëndetësore kritike që I dedikohen sëmundjeve të gjakut si leucemitë, apo përdorimit të kemioterapive në rastin e të sëmurëve me kancer. Kemioterapitë të cilat përdoren për të shkatërruar qelizat tumorale mund të dëmtojnë edhe qelizat e palcës së kockave ku prodhohen qelizat e gajkut dhe për këtë lind nevoja e zëvendësimit të tyre me transfuzion.