Evolucioni në testimin e gjakut në vendin tonë
Fillimi I viteve 90: Aplikim I metodës ELISA per zbulimin e HBsAg, dhe anti-HIV
1997: ELISA per hepatitin C, anti-HCV.
1998: Aplikim I testimit gjysëm automatik IMx (MEIA) (HBsAg, anti-HCV, anti-HIV ½) Sifilis RPR në Tiranë. Në bankat e gjakut në rrethe gjaku testohej me test të shpejtë.
2005: Aplikim I testimit tërësisht automatik AxSYM (MEIA) (HBsAg, anti-HCV, HIV Ag/Ab Combo) Sifilis RPR në Tiranë. Në bankat e gjakut në rrethe gjaku testohej me test të shpejtë.
2008: Aplikim I testimit tërësisht automatik ARCHITECT CMIA (HBsAg, HCV Ag/Ab combo, HIV Ag/Ab Combo, Sifilis). Testim I centralizuar në Tiranë për gjithë gjakun e mbledhur në vend.
2016: Aplikimi I teknikave të gjenetikës molekulare në testimin e gjithë gjakut të dhuruar. Këto teknika në testimin e gjakut për agjentë infektivë I shtohen testimit serologjik ekzistues duke kompletuar algoritmin testues për agjentë infektivë dhe duke e cuar atë në nivelin më të lartë të cilësisë e sigurisë.