Llojet e dhurimeve
Përvec dhurimit të gjakut të plotë është e mundur të dhurohen edhe komponentë të vecuar të gjakut nëpërmjet procedurës së aferezës.
Mund të dhurohet gjak I plotë: Një dhurim I gjakut të plotë zgjat rreth 15 min. Sot gjaku I plotë përdoret tërësisht për prodhimin e hemokomponentëve (plazma, masat trombocitare dhe masat eritrocitare). Mund të dhurohet gjak I plotë cdo 3 muaj për burrat dhe gratë në moshë jo fertile, ndërkohë që gratë në moshë fertile mund të dhurojnë gjak 2 herë në vit me një interval nga dhurimi në dhurim jo më pak se 3 muaj.
Mund të dhurohet vetëm plazmë: Procedura njihet si plazmaferezë. Një dhurim plazme zgjat rreth 50 minuta. Procedura kryhet përmes një ndarësi qelizor në të cilin ngarkohet seti I posacëm I lidhur me agen e cila shpon krahun e dhuruesit. Ndarësi qelizor bën ndarjen e plazmës nga qelizat e gjakut të cilat I kthehen mbrapsht dhuruesit ndërkohë që rreth 600 ml plazmë mblidhen në një qese të posacme. Koha e dhurimit varet nga fluksi I dhurimit, sa më I shpejtë fluksi I dhurimit aq më e shkurtër është procedura. Rekuperimi I volumit është I menjëhershëm dhe për të rekuperuar substanca të tilla si proteinat plazmatike nevojiten pak ditë. Plazma mund të dhurohet cdo 14 ditë.
Mund të dhurohen vetëm trombocite: procedura njihet si trombofereza. Një dhurim trombocitesh zgjat rreth një orë e gjysmë. Procedura është e ngjashme me atë të plazmaferezës: ndarësi qelizor në këtë rast ndan dhe mbledh trombocitet ndërkohë që plazmen dhe qelizat e tjera ia kthen mprapsht dhuruesit.
Mund të dhurohen edhe komponentë multiple falë ndarësve qelizore si p.sh një dhurim plazme dhe eritrocitesh (eritroplazmaferezë), një dhurim eritrocitesh dhe trombocitesh (eritrotromboferezë), një dhurim trombocitesh dhe plazme (plazma tromboferezë).