Si kryhet një dhurim gjaku
Një dhurim I gjakut të plotë zgjat mesatarisht 15 min ndërkohë që një dhurim plazme me aferezë zgjat 30-60 minuta. Një mjek ose një infermier kryen mbledhjen e gjakut nga dhuruesi I cili shtrihet në një poltronë të posacme për dhurimin e gjakut. Pas një dezinfektimi të kujdesshëm të krahut të dhuruesit, kryhet shpimi I venës me një age e cila është e lidhur në system të mbyllur me qesen e gjakut. Qesja e gjakut vendoset në një nivel më të ulët se krahu I dhuruesit dhe gjaku mblidhet vetëm me rrjedhje të lirë. Mbledhja e gjakut është një procedurë e kontrolluar dhe e sigurtë: të gjitha aget dhe tubat e sistemit të qeseve që përdoren për mbledhjen e gjakut janë sterile dhe me një përdorim të vetëm. Nuk ka asnjë risk infektimi nga dhurimi I gjakut. Trupi I dhuruesit kompenson brenda 24 orësh të gjitha lëngjet e humbura nga dhurimi I gjakut.
Dhurimi I gjakut mund të jetë “rastësor” ose “periodik”. Dhuruesi konsiderohet si periodik kur dhuron gjak më shumë se dy herë. Objektivi I gjithë qendrave transfuzionale është shtimi I dhuruesve periodikë të cilët janë më të kontrolluar dhe më të sigurtë për pacientin se sa ata okazionalë.
Për të mbrojtur shëndetin e dhuruesit dhe të marrësit të gjakut mbi cdo dhurim gjaku kruhen disa testime.
Testimet që kryhen mbi cdo dhurim gjaku në vendin tonë me qëllim mbrojtjen e shëndetit të marrësit të gjakut janë si më poshtë:
- Testim për antigen e antitrupa për virusin e imunodeficioncës humane (HIV)
- Testim për antitrupa ndaj virusit të hepatitit C (HCV)
- Testim për antigenin sipërfaqësor të hepatitit B (HBsAg)
- Testim për antitrupa ndaj treponema pallidum (Syphilis)
- HCV ARN
- HIV ARN
- HBV ARN
Testime të cilat kryhen tek dhuruesit vullnetarë me qëllim mbrojtjen e shëndetit të dhuruesit:
- Kreatinemi
- Proteinemi
- Gjak komplet
- Ferritinemi
- ALT
- Kolesterolemi
- Trigliceridemi
Në se këto ekzaminime nxjerrin në pah vlera jo normale dhuruesi informohet nga Qendra e Gjakut ose nga organizata partnere që e ka rekrutuar.