8 Maj 2018
Dita Ndërkombëtare e Talasemisë
Dita Ndërkombëtare e Talasemisë organizohet çdo vit në 8 maj nё vende tё ndryshme tё botёs, dhe ka si synim tё rrisё ndёrgjegjёsimin e popullatёs mbi kёtё sёmundje. Në këtë ditë organizohen shumë aktivitete që synojnë të sensibilizojnë vendimmarrësit, politikëbërësit, personelin shëndetësor mbi talaseminë.
Ju presim çdo ditë nga e Hëna në të Premte ora 8:00 -16:00 tek Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut për ti ardhur në ndihmë të gjithëve atyre që kanë nevojë për gjak.
Mund të rezervoni paraprakisht në portalin e-Albania:
Identifikohuni si qytetar ose subjekt në portalin e-Albania; – Zgjidhni shërbimin “Rezervim për dhurim gjaku për individë dhe subjekte”; – Klikoni butonin “Përdor”; – Plotësoni të dhënat e kërkuara në formular lidhur me orarin, datën dhe përzgjidhni Bankën e Gjakut; – Klikoni butonin “Dërgo” për finalizimin e aplikimit; – Pas dërgimit të aplikimit, aplikanti lajmërohet elektronikisht nëpërmjet e-albania.