Dhurime nga Muzeu Kombëtar në ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut
14 Qershor 2021, Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut.
Në hollin qendror të Muzeut Historik Kombëtar u zhvillua seanca përmbyllëse e fushatës promocionale të Kryqit të Kuq Shqiptar për dhurimin vullnetar të gjakut.
Prej disa vitesh, kjo seancë përmbyllëse organizohet në bashkëpunim me përfaqësuesit e Trupit Diplomatik në Shqipëri, të institucioneve të ndryshme, vullnetarët e Kryqit të Kuq Shqiptar dhe publiku i gjerë.
Slogani i Ditës Botërore të Dhuruesve të Gjakut këtë vit ishte: “Që zemra e botës të vazhdojë të rrahë, dhuro gjak, dhuro jetë”! -një slogan ky që thekson kontributin që dhuruesit e gjakut japin për të shpëtuar jetë dhe ruajtur shëndetin.
Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut falenderon të gjithë dhuruesit vullnetarë të gjakut për kontributin e tyre në plotësimin e nevojave për gjak dhe për ndërgjegjësimin e popullsisë për nevojën e dhurimit të rregullt dhe vullnetar të gjakut.