Një falenderim i veçantë për djemtë e Gardës së Republikës së Shqipërisë që, në kuadër të 97-vjetorit të krijimit të saj, zgjodhën të festojnë duke dhuruar gjak në ndihmë të pacientëve me Talasemi.

Me këtë akt fisnik, ata treguan jo vetëm gadishmëri dhe përkushtim ndaj detyrës, por edhe zemër të madhe dhe solidaritet me ata që kanë më shumë nevojë!

Mirënjohje e thellë për humanizmin tuaj!

Faleminderit nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut!

keyboard_arrow_up