Dita Botërore e Talasemisë
Sot nderojmë forcën, durimin dhe kurajën e çdo fëmije dhe të rrituri që jeton me Talasemi!
Kjo ditë na kujton se jeta e tyre varet nga dhurimi i gjakut, nga solidariteti ynë, nga përkushtimi i mjekëve dhe dashuria e familjarëve❤️
Le të mos jetë vetëm një ditë simbolike, por një thirrje për angazhim të vazhdueshëm ndaj kësaj sëmundjeje. Çdo qese gjaku është një shpresë më shumë për jetën!
Dhuroni gjak – dhuroni jetë!
