Faleminderit nga ❤️ KF Iliria – Kampionë në Fushë dhe në Zemër!* 🩸🏆

Një falënderim i veçantë shkon për “Klubin Sportiv Iliria”, Kampionët e Kategorisë së Dytë, të cilët jo vetëm që shkëlqyen në fushën e lojës, por edhe treguan një zemër të madhe jashtë saj, duke dhuruar gjak për pacientët me talasemi në “Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut – Laprakë”.

Ky gjest i jashtëzakonshëm është dëshmi se fitorja më e madhe është ajo që ndihmon jetën e të tjerëve! Vepra juaj ka vlerë të veçantë dhe është një frymëzim për të gjithë komunitetin sportiv dhe më gjerë!

Një falënderim i veçantë shkon për Presidentin e Klubit, Z. Nazmi Selmani, i cili bëri të mundur organizimin dhe mobilizimin e ekipit për të qenë pjesë e kësaj nisme humanitare.

Ju jeni kampionë në çdo kuptim të fjalës – në sport, në shpirt dhe në solidaritet! ❤️

keyboard_arrow_up