Analiza Vjetore e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut
Në vitin e fundit, Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut (QKTGJ)ka arritur rezultate të rëndësishme në rritjen e dhurimeve vullnetare, duke kontribuar kështu në përmirësimin e sigurisë dhe disponueshmërisë së gjakut në vend.
Strategjitë e reja, fushatat edukative dhe partneritetet me organizata të ndryshme janë disa nga arsyet kryesore të suksesit në këtë drejtim.
Disa nga pikat ku u theksuan:
1. Rritja e Numrit të Dhuruesve
– Numri i dhuruesve të rinj është rritur gati 28% krahasuar me vitin e kaluar.
– Fushatat e sensibilizimit kanë arritur në grupe të ndryshme demografike, duke inkurajuar më shumë individë të kontribuojnë.
2. Fushatat e Edukimit
– Pjesa më e madhe e angazhimeve janë fokusuar në edukimin e popullatës mbi rëndësinë e dhurimit të gjakut.
– Organizimi i seminareve dhe aktiviteteve në shkolla dhe universitete ka stimuluar një kulturë dhurimi mes të rinjve.
3. Partneritetet Strategjike
– Ekipet e QKTGJ kanë krijuar partneritete me organizata joqeveritare dhe sektorin privat për të organizuar evente të përbashkëta.
– Këto marrëveshje kanë ndihmuar në organizimin e fushatave të suksesshme dhe rritjen e vizibilitetit.
4. Lehtësirat për Dhuruesit
– Përmirësimi i infrastrukturës dhe lehtësirat për dhuruesit kanë ulur pengesat në procesin e dhurimit.
– Vendosja e Autohemotekës lëvizëse në cdo qytet të Shqipërisë duke krijuar akses për të gjithë ata që duan të dhurojnë gjak me të njëjtin standart si në Qendrat e Dhurimit.
Konkluzione:
Analiza e sipërpërmendur tregon se rritja e dhurimeve vullnetare ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë e sistemit të transfuzionit të gjakut. Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut do të vazhdojë të angazhohet në promovimin e dhurimit të gjakut si një akt të rëndësishëm solidariteti dhe humanizmi,të promovojë ditët pushim që merr dhuruesi kur dhuron gjak, ndërkohë që do të përmirësojë aktivitetet dhe strategjitë për të arritur një efekt më të madh. Në të ardhmen, do të duhet të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin dhe të rrisim dhurimet vullnetare në ambjentet e QKTGJ në Laprakë.

keyboard_arrow_up