Sot, në ambientet e Bashkisë Malësi e Madhe, u zhvillua fushata e dhurimit të gjakut, organizuar nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut.
Punonjësit e administratës, efektivë të Policisë së Shtetit, qytetarë vullnetarë dhe vetë Kryetari i Bashkisë, i janë bashkuar kësaj nisme, duke dhënë shembullin e tyre për rëndësinë e dhurimit të gjakut.
Faleminderit të gjithë atyre që iu bashkuan kësaj kauze për jetën! 🩸 🙏