⛔️Dita Botërore Kundër HIV/AIDS
Sot është Dita Botërore kundër HIV-AIDS (SIDA). Organizohet çdo vit më 1 dhjetor. Kjo është një ditë reflektimi dhe përpjekjesh, jo vetëm për të ndihmuar njerëzit e prekur nga virusi HIV, por edhe për t’u angazhuar në luftën kundër përhapjes së mëtejshme të këtij virusi vdekjeprurës.
Tema e këtij viti është “Ndiq rrugën e të Drejtave”!
HIV-AIDS mbetet një nga sfidat e shekullit, edhe në Shqipëri.
📊Statistikat globale të HIV-it
🔸 Rreth 39.9 milionë njerëz në mbarë botën jetonin me HIV në vitin 2023.
🔸 Rreth 1.3 milion njerëz u infektuan me HIV në 2023.
🔸 630 000njerëz vdiqën nga sëmundjet e lidhura me SIDË-n në vitin 2023.
🔸 30.7 milionë njerëz kishin akses në terapinë antiretrovirale në vitin 2023.
🔸 88.4 milionë njerëz janë infektuar me HIV që nga fillimi i epidemisë.
🔸 42.3 milionë njerëz kanë vdekur nga sëmundjet e lidhura me AIDS që nga fillimi i epidemisë.
✅ Mbështesni ata që jetojnë me HIV/AIDS
• Ndihmoni në reduktimin e stigmës dhe diskriminimit duke treguar mbështetje dhe mirëkuptim për personat e prekur.
🛑 Luftojmë Bashkë Kundër HIV/AIDS
#StopAIDS #parandalo #QKTGJ