Komisariati i Policisë Mirditë
Nën moton “Dhuro gjak, shpëto jetë”, efektivët e Komisariatit të Policisë Mirditë 👮🏻👮🏻‍♂️ dhurojnë gjak🩸.
Krahas angazhimeve të përhershme në sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, dhurimi i gjakut është detyrë humane për gjithë secilin prej nesh.
Efektivët e Komisariatit të Policisë Mirditë, i janë përgjigjur thirrjes së Qëndrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut Tiranë, për të dhuruar gjak për fëmijët me Talasemi.
Humanizmi dhe Sakrifica janë në thelb të misionit tonë, ne jemi dhe mbetemi pranë komunitetit në ndihmë dhe shërbim të tij!

keyboard_arrow_up