Jemi krenarë për dhuruesit tanë 🙏, që tashmë e kanë kthyer në traditë dhurimin e gjakut jo vetëm duke shpëtuar jetë, por edhe duke i bërë mirë shëndetit të tyre.
Gjaku është jetik. Gjaku nuk mjafton kurrë. Ai kërkohet në çdo kohë për përdorim të menjëhershëm! Sot ishte një ditë shumë e veçantë për ne. AMBU në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut dhuruan gjak në ndihmë të pacientëve me talasemi. Të dhurosh gjak do të thotë të japësh shpresë, të shpëtosh jetë!
Nëse secili do të pyesë veten se çfarë po bën duke dhuruar gjak, do të kishte një përgjigje pa ekuivok: “Bëj atë që do të dëshiroja ta bënin të tjerët nëse vetë do të kisha nevojë për gjak”