📍Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Nën moton “Dhuro gjak, shpëto jetë”, efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Komisariatit të Policisë Durrës 👮🏻👮🏻♂️ dhurojnë gjak🩸.
Efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Komisariatit të Policisë Durrësi janë përgjigjur thirrjes së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut për të dhuruar gjak.
Kjo nismë humane synon të ndihmojë të gjithë ata që kanë nevojë për gjak në spitalet e zonës🏥, duke kontribuar në përmirësimin e shëndetit dhe jetës së qytetarëve.
Policia e Shtetit është gjithmonë në shërbim të njerëzve, jo vetëm për garantimin e sigurisë, por edhe në anën humane 🇦🇱.