Politika është bashkuar sot duke dhuruar gjak për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve talasemikë.
Faleminderit dhe mirënjohje Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla dhe deputetëve që iu bashkuan zinxhirit të dhuruesve vullnetarë të gjakut, ku edhe falë fushatës së MSHMS-së ky vit shënoi një ndërgjegjësim në rritje për dhurimin vullnetar të gjakut.
Gjatë 4 mujorit të parë të 2024 janë mbledhur rreth 70% më shumë dhurime vullnetare krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.