Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut (QKTGJ), është transformuar pas rikonstruksionit, duke ofruar mjedise më moderne dhe bashkëkohore.
E transformuar me pajisje të teknologjisë së lartë dhe digjitalizim të plotë të zinxhirit dhurues dhe pacient, si edhe e certifikuar nga Bashkimi Europian, kjo qendër është kthyer në një operator ekselence i Shërbimit Publik Shëndetësor.