#Mirënjohje për prindërit të cilët i janë përgjigjur pozitivisht thirrjeve të stafeve mjekësore për vaksinimin e fëmijëve të tyre me vaksinën e fruthit, si i vetmi mjet efektiv për të parandaluar edhe sëmundje të tjera që sjellin komplikacione.
Të vegjlit janë më të mbrojtur nga fruthi në momentin që bëjnë dozën e parë dhe të dytë të fruthit, ndaj është e rëndësishme që prindërit të ndjekin dhe zbatojnë këshillat e mjekëve pediatër dhe kalendarin e vaksinimit për të siguruar mbrojtje më të mirë të shëndetit të fëmijëve gjatë gjithë jetës.