Me kënaqësi dhe emocion, mirempritem dr. Albert Zhuzhuni, themeluesin e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në vendin tonë, së bashku me disa prej drejtuesve të mëparshëm të institucionit. Vizita e tyre në ambientet e rinovuara na dha mundësinë të ndajmë se bashku kujtime dhe emocione nga puna e tyre në shërbimin e transfuzionit. Vlerësimi i tyre për zhvillimet dhe arritjet e QKTGJ-së, si dhe për punën e palodhur të stafit dhe drejtores Prof. Irena Seferi, ishte një bekim dhe një motiv shtesë për ne.