Një sëmundje shumë e rrallë Encefalitis Autoimun u trajtua me sukses nga ekipi i Terapisë Intensive të Pediatrisë në #QSUT, duke i shpëtuar jetën Elvit 9-vjeçar😍🙏🏼 Falë aplikimit të protokolleve më të fundit, në super kushtet dhe me aparaturat e Reanimacionit të ri dhe me kujdesin dhe përkushtimin e mjekëve pediatër-reanimatorë neuropediatër, dhe stafit infermieror Elvi ka dalë nga gjendja e rëndë komatoze dhe shumë shpejt do t’i kthehet bankave të shkollës si bashkëmoshatarët e tij 👏🏼👩🏻⚕️👨⚕️ Respekt për ekipin e drejtuar nga Prof. Ermira Kola, me Prof.asc. Ilirjana Bakalli, Dr. Ermela Çelaj, Dr. Durim Sala, Dr.Anila Dukaj dhe të gjithë stafin infermieror të #Reanimacionit të Pediatrisë. #TriumfiiJetës🙏🏼