Dhuro gjak, shpëto jetë!
Garda e Republikës, si çdo vit, u sensibilizua duke dhuruar gjak për njerëzit në nevojë, në 20-21 shtator. Në bashkëpunim me Qendrën e Transfuzionit Kombëtar të Gjakut, gardistë e punonjës u solidarizuan me nismën.
Drejtori i Përgjithshëm i GR, Gramos Sako i bëri thirrje çdo punonjësi në kushte shëndetësore të përshtatshme, për t’ju bashkuar nismës humanitare për të mbështetur njerëzit në nevojë për gjak, e veçanërisht fëmijët talasemikë.
Solidariteti dhe tradita e Gardës së Republikës për dhurimin rregullisht të gjakut do të vazhdojë edhe në të ardhmen.








Faleminderit dhe mirënjohje nga zemra institucionit të Gardës së Republikës dhe Drejtorit të Përgjithshëm të saj, Z.Gramos Sako që vazhdojnë si për herë traditën e dhurimit të gjakut
në ndihmë të pacientëve që kanë nevojë jetike për të.





