Jam shumë e kënaqur që ndava me stafin e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, lajmin e mirë të rehabilitimit të plotë të kësaj qendre, me një projekt transformues, që është i pari investim i plotë pas më shumë se 4 dekadash. 💻Veç rehabilitimit të plotë dhe pajisjeve të teknologjisë së lartë, do të investojmë edhe për sistemet e informacionit, për më shumë shpejtësi, cilësi dhe siguri të administrimit të gjakut dhe nënprodukteve të tij, jo vetëm në këtë qendër reference, por edhe në bankat e gjakut kudo në spitalet rajonale🩸 #InvestimetNukNdalen🙌🏼 #SkaKohëPërPushim 🏃♀️ 🏃🏻♂️