Stafi i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare dhuron gjak për pacientët me talasemi.
Është viti i 7-të rradhazi që KESH në bashkëpunim me QKTGJ dhe Kryqin e Kuq Shqiptar organizon fushatën e dhurimit të gjakut. Solidariteti dhe tradita për të kontribuar në nisma të tilla humanitare japin shembuj dhe modele pozitive për shoqërinë.